Por sikur foli ndryshe!
Elvana Gjata vendosi të rikthehet në skenë pikërisht në Kosovë. Mbrëmjen e 17 shkurtit, ajo u shfaq në mes të Prishtinës për një koncert që u organizua për të festuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ndër të tjera, pati dhe një intervistë me moderatorin Alaudin Hamiti ku tregoi emocionet dhe disa prej projekteve të rradhës, e një prej tyre është komedia “2 Gisht Mjaltë”, ku Elvana shfaqet për herë të parë si aktore krah mikut të saj, komedianit shqiptar Ermal Mamaqi.
Elvana foli me gjithë pasion për këtë projekt dhe tha se te kjo komedi romantike e realizuar që në muajin gusht, ka mundësi të shpalosë anën e saj karagjoze dhe mezi po pret që të shfaqet. Elvana u shpreh se kjo komedi flet për realitetin shqiptar. Por si i duket vetja si aktore? “E dua shumë, ndihem shumë e lirshme, kur vjen puna për komedi, shkrihem fare.”, u shpreh Elvana.
Ndërsa fillimisht publikimi i tij më 14 shkurt u shty, tashmë një burim për “Iconstyle.al” pohon se filmi ka gjasë të mos transmetohet kurrë dhe kjo lidhet me përmbajtjen e tij pasi në tematikë përfshihen edhe afera droge.
Mësohet se në film Ermali quhen Ervin, i cili në fakt është dhe emri i partnerit të Elvana Gjatës, që është i përfshirë në tragjedinë e ndodhur më 4 tetor të 2018-s në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person. Gjithashtu në një pjesë të filmit, Elvana mësohet se aksidentalisht ndodhet në një makinë ku kishte drogë dhe pasi pikaset, arrestohet nga policia.
Si për ironi të fatit, ky skenar i paraprin problemeve të partnerit të saj Ervin Mata, ku shkak për mosmarrëveshjen e 4 tetorit të vitit të kaluar dyshohet se ishte një sasi e konsiderueshme droge
Dhe këto detaje mendohet se janë të mjaftueshme që të anulohet publikimi i filmit “Dy gisht mjaltë”.
Gjithsesi mbetet për t’u parë.