Ajo është një ndër moderatoret më të njohur që së fundmi e kemi parë nën drejtimin e emisionit “Wake Up”. Bëhet fjalë për Ori Nebiaj e cila shpesh herë i ka mëshuar faktit e të qëndruarit natyrale dhe nuk resht së thëni këtë.
Ori ka publikuar pak më parë një foto të sajën dhe ka një mesazh për vajzat.
“E keni parasysh që vitet ikin e ti veç fryhesh e zbukurohesh e ç’rrudhosesh… Unë jo! Unë jam natyralshit kështu, pa filtra, pa fillera, asgjë”,-ka shkruar ajo në foton në fjalë.
Kjo foto është një ironizim për femrat që përdorin botox për të fshehur kryesisht shenjat e moshës.