INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia dhe faktet e Edi Ramës. ‘PD e do Teatrin për dhomë gjumi’

Ironia dhe faktet e Edi Ramës. ‘PD e do Teatrin për dhomë gjumi’

Publikuar më: 11:41 20-09-2018

Teatri Kombëtar ka vetëm një fat, do të shembet. Kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit ju është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës, duke thënë se demokratët po shfaqin gjithnjë e më shumë dyfytyrësinë. Kryeministri Rama zgjodhi që të sjellë me fakte lidhur me këtë akuzë ndaj demokratëve. Shefi i ekzekutivit ka publikuar një shkresë që Florian Mima si ministër i Ekonomisë i ka dërguar Lulzim Bashkes, në atë kohë kryebashkiaku i Tiranës. Në atë shkresë i kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, dhe jo për ndërtimin e një Teatri më të ri por me një destinacion krejt tjetër.
Edi Rama:
“Shumë shkurt dua ti sjell publikut dyfytyrësia e përditshme e atyre që sot mungojnë këtu. Edhe pse Teatrin Kombëtar e kishin lançuar si kalin e betejës. Ajo që më nxori këtu është një shkresë të cilën Florion Mima, Ministër i Ekonomisë, ja dërgon Lulzim Bashës kryetar i bashkisë. Dhe çfarë i kërkon? Privatizimin e teatrit të metropolit, për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashkisë së Tiranës. Çohet për privatizim jo për të ndërtuar një teatër të ri, por për të ndërtuar pallat. Pallat me dyqane dhe me dhoma gjumi”.
Kryeministri Edi Rama u shfaq i vendosur për shembjen e Teatrit Kombëtar, e në të njëjtin territor tha ai do të ndërtohet Teatri më modern në Ballkan. Por për PD kishte një mesazh të drejtpërdrejtë.
Edi Rama:
“Natyrisht që estrada është domen ekskluziv i PD dhe është absolutisht e drejta e Lulzim Bashës dhe e të gjithëve me radhë në atë oborr, që për estradën të kenë fjalën e fundit. Është hipokrite kur bërtasin për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, një godinë e marrë fund që vetëm teatër nuk mund të jetë, as monument kulture nuk mund të konsiderohet. Është e pamundur dhe e panevojshme të restaurohet. nga një gërmadhë do ta kthejmë në një teatër më modern të Rajonit.
Ata mund të vazhdojnë me teatrin, ndërkohë ne do të vazhdojmë përpara me vendosshmëri dhe do të thyejmë barrierat që ngrihen mes nesh dhe njerëzve. Janë po ata që vunë kujën kur u shemb stadiumi kombëtar dhe janë po ata që do ë vënë syze kapele që do të vijnë të ndjekin ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin kombëtar”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945