Videot live në Instagram janë kthyer në trendin e momentit edhe në Shqipëri. Madje mund të themi pa frikë se janë “epidemia sociale” e momentit . Por në mesin e shumë vipave që dalin aq shpesh në video live, njëra prej tyre si duket nuk i ka qejf. Madje ajo bën edhe ironi me ata që i përdorin. “Të gjithë live në Instagram, por kush po i sheh?”, shkruan Enca e cila ndryshe nga kolegët e saj, po qëndron indiferente ndaj këtij fenomeni. Ndërkohë këngëtarja po shijon suksesin e klipit të saj më të ri, “Love on my body”.