Gazetari Ilir Babaramo ka ironizuar ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, të Partisë Socialiste, Shpëtim Gjikën përmes një statusi të shkruar në Facebook pasi e ka parë në një miting të organizuar nga kjo forcë politike.. “Pashë sot shokun tim të shkollës , Shpëtim Gjikën në mitingun e PS në Vlorë. Mu kujtua ato pamjet e Kadri Hazbiut në plenumin e PPSH kur thoshte "dhe po u arrestova partia ime me arreston"-shkruan Babaramo duke vijuar më tej me ironi.
“Shpëto, paske ndryshuar. Nuk të njoha. Qoftë një incident rastësor. Të gjithë e kemi një çast dobësie”-përfundon shkrimin e tij gazetari.