INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia e Ramës me Dulen, je minoritar jo minoritet!

Ironia e Ramës me Dulen, je minoritar jo minoritet!

Publikuar më: 10:14 12-10-2017

Teksa Kreu i PBDNJ,Vangjel Dule ka replikuar me të majtët në lidhje me projektligjin për minoritetet ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama. Rama tha se Dule thotë gjëra që ai si ka thënë kurrë.

“Vangjeli ti e ke bërë rrugë të më citosh gabim sa herë vë fjalët e mia në gojën tënde. Nëse nuk do të njihja do mendoja se e ke nga mendjelehtësia, por duke të njohur ti je i qëllimshëm sa herë që më vë mua në gojë gjëra që unë si kam thënë kurrë. Së pari ti je një minoritar dhe jo minoriteti. Europa Vangjel nuk është as kishë dhe as xhami ku nuk vihet në diskutim Allahu. Evropa është kontinent ku ne jemi pjesë dhe ne kemi të drejtën të themi çfarë na takon Vangjeli. Mos vendos në gojë gjëra, që unë si kam thënë kurrë. Ligji është krenari për këtë parlament”- tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021