Edi Rama zgjodhi rrjetet sociale për t’ju kundërpërgjigjur liderit të opozitës Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi në Twitter Rama paralajmëroj kallëzimin për shpifje ndaj Bashës, e kjo referuar bashkëbisedimit të tij me gazetarët. Jo pak por 23 padi ndaj kreut të opozitës.
Edi Rama:
“Artist,jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje?Konferencë shtypi me diarre intensive më thonë?E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës?Mbahu fort?”