Trump dhe lideri koreano-verior tashmë i kthehen retorikës së ofendimeve dhe pse jo duke u dukur edhe paksa qesharakë.
Pak ditë më parë Kim Jong-un e quajti presidentin e SHBA-së një plakush.
Por nuk vonon as përgjigjia e Trump i cili në një postim në rrjetin social twitter shprehet se fakti që Kim e ka quajtur plakush ai kurrë nuk do ta quante shkurtabiq e të shëndoshë.
“Pse Kim Jong un më fyen duke më quajtur plak ku unë nuk do ta quaja kurrë i shkurtër dhe i shëndoshë. Epo mirë, u përpoqa shumë të bëhesha miku i tij dhe ndoshta ndonjë ditë do të ndodhë vërtetë”, shkruan Trump me ironi