INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia, humori dhe akuzat pushtojnë rrjetet sociale, për videoskandalin e kryebashkiakut, Xhelili

Ironia, humori dhe akuzat pushtojnë rrjetet sociale, për videoskandalin e kryebashkiakut, Xhelili

Publikuar më: 10:33 13-05-2016

Videoskandali ku Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë kërkonte seks në shkëmbim të një vendi punë ka pushtuar të gjitha rrjet sociale dhe poralet. Reagimet kanë qënë nga më të ndyshmet nga më banalet deri tek ato më seriozet. Nuk ka munguar as humori teksa janë marrë edhe me të mbathurat e Xhelilit. Kanë folur gazetarë, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ja ç’kanë shkruar:

Edmond Arizaj, gazetar
Manual për Kryetarët e Bashkisë
1) Mos firmosni vendin e punës, pa mbaruar "punë" më parë
2) Mos ikni 4 orë larg për 5 minuta punë
3) Mos tregoni historitë e kaluara
4) Mos flisni me përçmim për gruan nëse s'keni mbaruar "punë"
5) Mos i mbani makinat me xhama të zinj, transparenca mund t'ju shpëtojë
6) Sido që të jetë, kontrolloni njëherë brekët para se të dilni nga shtëpia

Erjon Braçe, Deputet i PS
“Neveritës!! Të shporet një sahat e më parë. As më duhet cili pleh e ka organizuar dhe kryer, fare fare, edhe pse dhe kjo duhet të hetohet!! Por, tani…Të shporet!!”

Fatos Lubonja, Analist
Është groteske ajo që pamë edhe e neveritshme, është fenomen shumë i hapur në Shqipëri.  Republika e të pandershmërve të Shqipërisë.

Erion Kristo, Aktivist i Shoqërisë Civile
Kryetari i Bashkisë donte seks për vend pune. Ai i kishte breket me vrimë. E ka pasur si sistem ajrosje. Sepse pordha e madhe gris breket e veta.

Ervin Salianji, PD
Perversa, të shpifur dhe me torbë dhe hallate në dorë i janë lëshuar Shqipërisë ti bëjnë gjithçka! Ky është modeli i rilindjes së Ramës! Kryebashkiaku i Dibrës është i fundit në rradhë pas një sërë skandalesh ku në administratë rekrutohesh ose me para ose me parti ose po “ia dhe” rilindjes!

Ervin Bushati, Deputet i PS
Dënoj dhe është e rëndë çfarëdo lloj abuzimi me çdo post pushteti. Abuzim me postin, por edhe që cënon rolin apo figurën femërore duhet të jetë dy fish i ndëshkuar dhe për faktin se kemi shumë mangësi në këtë. Cënimi i figurës së femrës pasqurohet me gjerë në shoqëri dhe kjo ndikon edhe në një dhunë familjare.

Fatma Haxhialiu, gazetare
Të ishim jashtë shtetit Shukriun me famën, që bëri me brekët e grrisura, e kishte marrë Calvin Klein si imazh të brendshmesh, po çe do vend leshi jemi ne e qameti këtu.

Leonard Olli, Këshilltar i PD në Këshillin Bashkiak
Shukriu nuk është thjesht një rast i rëndë i abuzimi të shëmtuar me detyrën, aspak një rastësi, por një pasyqrë në vijim e degradimit absolut, mentalitetit të përçudnuar dhe amoralitetit. Arturo Ui-të kanë vendosur de facto diktatin e trusitit të lulelakrës.

Genti Minga, gazetar
Duhet të depilohemi e të bëjmë kujdes me çorapet dhe brekët, t'i kemi të gjitha në rregull, për çdo rast. Se sot nuk është frikë të dalesh ne video, tmerri është se mund të mos dalësh bukur, mund të dalesh me arna dhe vrima gjithandej. Ose dhe i pahekurosur. Ps: Kujtdo që i bie në të ardhmen ndonjë videoja ime në dore, ju lutem futini ndonjë filter para se ta nxirrni. Faleminderit!!

Shkëlzen Berisha

Nëse dikujt i kishte ngel ndonjë fije dyshimi cili është "Drejtimi i Duhur" i Shukriut të Shqipërisë, sot ja davariti përfundimisht Shukriu i Peshkopisë. A e mendojnë 1 milion socialistët, që votuan Rilindjen se vajza e tyre mund të ishte peng i këtyre brekëgrisurve që na qeverisin?

Flavio Qarri, gazetar
Ishim skandalizuar nga mbërtheckat por do na dalin në makthe këto breçkat. Prova me e mire që e gjithë rilindja është vetëm fasadë. Nga jashtë shkëlqim nga brenda llum bythgrisur.

Kastriot Islami, Deputet i PD
Shukriu dridhet, Rama krihet...Në drejtimin e duhur. Qytetaret pa punë, të varfër, nën kërcënim policor...ekonomia në kolaps. Shukriu me "brekë të grisura" kurse Rama bën kosha në Kosovë.
VAJMEDET...

Armando Babani, fotograf
Mo më mirë me t'shtyp makina M… se sa me të Q… Shukriu.....tha një vajzë e ndershme, duke dalë nga pabi, në bllok....!

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092