Beniada realizoi një lojë me ndjekësit e saj duke iu drejtuar pyetjen: “Çfarë ju bën të lumtur?”. Dikush ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me zemra të thyera. Modelja ka vendosur ti përgjigjet pyetjes, ku i ka thënë ndjekëses të flejë rehat. “Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, fli rehat,”-është shprehur ajo duke qeshur.
Pas kësaj videoje fansat filluan të aludonin nëse ajo ishte duke ironizuar ish çiftin e BBV. Dikush e ka pyetur: “Nuk e kuptova të qeshurën tënde në pyetjen që kishte të bënte me Trixën. Është shoqja jote“.
Beniada i është përgjigjur me një tjetër video duke sqaruar se nuk ishte ironi. Ajo u shpreh: “Mund të dukem unë si njeriu që tallet për diçka të tillë? Jo. Është thjesht ‘futja gjumit dhe mos e vrit shumë mendjen’. Sepse ata janë shumë të lumtur dhe Trixa nuk ka nevojë për askënd”.