IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ironizoi këngën “Lejla” të  Elvana Gjatës, por ja si reagon më pas Olti Curri … [FOTO]

Ironizoi këngën “Lejla” të Elvana Gjatës, por ja si reagon më pas Olti Curri … [FOTO]

Publikuar më: 14:25 26-10-2016

Ai njihet si person i drejtpërdrejtë, dhe shpesh bën  shaka me shumë kripë siç ishte edhe ky i fundit.

Olti Curri mes dhjetëra ironive të personazheve të ndryshëm të postuara në faqet e tij, postoi  edhe një “kushtuar”  këngës së fundit të Elvana Gjatës “Lejla”.  Disa lopë të ulura në një fushë dhe njëra prej tyre e gjitha në ngjyrë lejla.  Më pas kanë ardhur reagime të ndryshme nga komentuesit të cilët e morën këtë postim të tekstshkruesit si një ofendim ndaj Elvana Gjatës duke i bërë edhe tag emrin kësaj të fundit.

Por nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigjia e Oltit nëpërmjet një tjetër postimi ku sqaronte se nuk kishte asgjë personale me Elvana Gjatën, madje e quante mikeshë dhe këngëtare të mirë.

“Nuk ka postim që mund të ulë vlerat e një artisteje që e dua fort, dhe që ndryshe nga shumë kolegë në këtë biznes, është e para që më përgëzon për tekstet e këngëve që shkruaj, gjë që shpesh harrojnë ta bëjnë edhe këngëtarë miq shumë të ngushtë”, thotë ai ndër të tjera.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003835916519165