Kantautorja dhe modelja e njohur, Carla Bruni ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një koncert në teatrin antik të Butrinti, ku prezantoi për herë të parë para publikut shqiptar 11 këngë të albumit të saj më të fundit. Bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, ka zgjedhur për koncertin e saj në Shqipëri, një nga pikat arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë botërore.
Shumë vipa ishin të pranishëm, mirëpo ky koncert s’i ka pëlqyer aspak Olti Currit të cilit kur s’i pëlqen diçka e thotë publikisht.
Ai ka publikuar një seri videosh në instastory duke e ironizuar këtë koncert, ndërkohë që një fanse i ka shkruar “kësaj edhe Luana Vjollca ia kalon për zë”.
Olti e bëri publik këtë mesazh dhe ia ktheu: “Luanës i qafsh hallin ti shoqja komentuese, po kësaj ia kalon për zë edhe fshirësja e xhamave në një ditë me diell”.