INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irritohet Iannone: Mjaft shpifët për Belen!

Irritohet Iannone: Mjaft shpifët për Belen!

Publikuar më: 13:39 29-09-2018

Shpërthen Andrea Iannone. Këtë herë jo në pistat e Moto GP por në profilin e tij në Instagram. Piloti i Suzukit pas ndarjes nga Belen Rodriguez ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mediat rozë se po shpifin ditë pas dite lidhur me modelen argjentinase dhe me arsyen e ndarjes së tyre. Iannone i ka dalë në krah ish partneres së tij duke e mbrojtur Belenin nga shkrimet e ndryshme të mediave që sipas tij janë thjeshtë shpifje.

Ky i fundit nëpërmjet postimeve në profilin e tij në “Instagram” ka reaguar ashpër duke thënë: “Boll! Më duket se tani po e ekzagjeroni në lidhje me marrëdhëniet e reja të Belen me burra të tjerë… madje më shumë se një. E gjithë kjo vetëm që të shitni disa kopje më shumë, pa asnjë respekt për një grua që ka vetëm një “gabim” se është e famshme. Ekzistojnë edhe thjesht miqësitë. Belen është një femër me ndjenja të vërteta dhe një nënë. Prandaj boll, dhe u them njerëzve që mos të besojnë çdo gjë që iu ofrohet”.

Ky reagim i pilotit të Moto GP-së vjen pasi mediat e “bashkuan” Belen me tre burra të ndryshëm në një periudhë të shkurtër kohore. Nuk është e lehtë për Andrean të pranojë gjithë këtë sepse ai nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të krijuar një familje me Rodriguez.

Article Logic
Execution time: 0.0032789707183838