INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irritohet Soni Malaj për pjesëmarrjen në Kënga Magjike: Është dhënë urdhër të mos shkruhet për mua [VIDEO]

Irritohet Soni Malaj për pjesëmarrjen në Kënga Magjike: Është dhënë urdhër të mos shkruhet për mua [VIDEO]

Publikuar më: 12:04 10-12-2016

Rikthimi pas shumë kohësh në skenën muzikore shqiptare, duket se nuk po i lë shije të mirë Soni Malajt.

Këngëtarja këtë vit konkuron në festivalin Kënga Magjike  me  këngën “Me vete më mbaj”, por si duket ekziston tendenca e disa portaleve për të mos shkruar për të.

“Disa portale më kanë thënë që nuk shkruajnë dot për performancën time, sepse ua kanë ndaluar dhe u kanë thënë që duhet të shkruajnë vetëm për dy këngëtare”, tha Soni për Bluetooth.

E ndërkohë që është pyetur nëse bëhej fjalë për Rozana Radin dhe Arilena Arën, Soni thotë:  “ Më kanë thënë se megjithëse kam qenë surpriza e këtij edicioni, nuk shkruajnë dot për mua, sepse ua kanë ndërprerë... Po shoh që po bëhet shumë lojë e pistë... Por nuk mendoj se urdhri ka ardhur nga produksioni dhe Arditi.”

Këngëtarja ka preferuar të mos përmendë emra por të shprehë hapur indinjatën e saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539