INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Isa Mustafa për koalicionin: “AKR dhe PAN, bënë koalicion pazaresh” [VIDEO]

Publikuar më: 16:13 05-09-2017

Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes AKR-së  të drejtuar nga Behgjet Pacolli dhe koalicionit PAN ka reaguar ish- kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.  Sipas liderit të ish-koalicionit LAA, të prishur një ditë më parë me këtë marrëveshje nuk ka fituar askush, as Pacolli, as Haradinaj e as sekserët e ‘listës Rugova’.  Mustafa ka thënë se pazare të tilla kaq të mëdha janë shqetësuese e bëhen , vetëm për të qeverisur vendin me çdo kusht, pas të cilave ai thotë se mund të fshihen interesa apo frikë e madhe. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lëvizjes Vetëvendosja, deputeti Albin Kurti deklaroi se fati i Kosovës u la në duar të Vuçiç duke nënkuptuar faktin se Lista Serbe tani do të jetë në qeveri. Marrëveshja e AKR me PAN i siguroi Ramush Haradinajt postin e Kryeministrit, ndërsa partia e Behgjet Pacollit merr 5 prej ministrive më të rëndësishme. Aleanca Kosova e Re, sipas mediave vendase, merr Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Brendshme. AKR-së i takon edhe posti i zëvendëskryeministrit e do të ketë po kështu dhe shtatë zëvendësministra. Lista Serbe do të udhëheq me Ministrinë për Kthim dhe Komunitete dhe atë për Administrimin e Pushtetit Lokal, ndërsa një ministri do t’i jepet minoriteteve tjera. Pakti pritet t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja falë 63 deputetëve të mjaftueshëm për formimin e qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887