INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Isa Mustafa pret në shtëpi presidentin Meta: Ndryshimi i kufijve, i papranueshëm [FOTO]

Isa Mustafa pret në shtëpi presidentin Meta: Ndryshimi i kufijve, i papranueshëm [FOTO]

Publikuar më: 18:14 20-09-2018

Ndërkohë që një ndër çështjet më të diskutuara të momentit është marrëveshja për territoret midis Serbisë dhe Kosovës, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka pritur në shtëpinë e tij presidentin Ilir Meta.

Gjatë bisedës dy zyrtarët folën për çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ka qenë vet Mustafa ai që ka komentuar takimin me Metën në ‘Facebook’.

“Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Presidentit Meta i prezantova pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, por se dialogu duhet të vazhdoj me institucione që kanë legjitimitet të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshme dhe të lira. Po ashtu, i rikonfimova Presidentit Meta pozicionin e paluhatshëm të LDK-së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihapë temën e mbyllur me deklarimin e Pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë takim, po ashtu, shpreha falënderimin tim për Presidentin Meta për interesimin e tij të vazhdueshëm në procesin e rehabilitimit tim shëndetësor”, shkruan Mustafa.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543