Bashkia e Kavajës është kthyer në drejtimin e Partisë Demokratike pas një mandati e gjysëm ose 6 vitesh.
Kandidati demokrat Isa Sakja fitoi garën përballë kandidatit socialist Dorjan Murati me diferencë të ngushtë votash në zgjedhjet bashkiake që në Kavajë u zhvilluan paralelisht me ato parlamentare. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës tregoi se kjo fitore vjen si rezultat I ringritjes së strukturave të PD dhe “bashkimit të çdo zemre të thyer”. Sakja thotë se kjo ishte një formë reagimi e qytetarëve ndaj keqqeverisjes së mëparshme, ndërkohë që shton se është përballur me blerjen e votave në Kavajë për shkak të përfshirjes së administratës në fushatë.