INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish të burgosurit duan pension minatori. Qeveria pranon dhe ndryshon ligjin

Ish të burgosurit duan pension minatori. Qeveria pranon dhe ndryshon ligjin

Publikuar më: 12:28 12-02-2018

Ish të burgosurit politik, që kanë kryer dënimin e tyre në Spaç, ndërsa punonin në minierat e kësaj zonë e kërkojnë që të marrin një pension si ish minatorë. Për këtë qëllim ata kanë kërkuar një seancë dëgjimore përmes platformës, shqipëriaqëduam.al. Pasi ngriu fondin për ish-të përndjekurit, qeveria vjen me një tjetër nismë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në bashkëbisedimin me një grup të përndjekurish politikë që kanë punuar në minierë tha se ligji do të ndryshojë.
Sipas tij do të ketë njohje automatike të viteve të burgut me vite pune në raportin një me dy, pra, një vit burg do të njihet si dy vite pune, duke thjeshtëzuar edhe procedurën e dokumenteve.
Arben Ahmetaj:
“Arsyeja e vonesave në bazë të ligjit 7514 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, ju kërkon të merrni një dokument në ministrinë e Drejtësisë dhe të Brendshme në një komision që duhej të ishte ngritur në një nga këto institucione. Pasi kryeministri e gjykoi gjithë procedurën e konsideroi procedurën si të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejt për së drejti të thjeshtëzohet. Do të thotë që vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë, minatorët drejt për së drejt, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju të mos jeni të detyruar më të merrni atë letër, po t’u njihet automatikisht. Nga ky ndryshim, hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj. Pra njihet automatikisht dy vite punë për 1 vit burg. Pra, e thënë shkurt, pas ankesës tuaj jemi vënë në lëvizje”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273