INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-amabasadori Arvizu: ‘’Qeveria e Ramës është legjitime, PD nuk ka reflektuar sa duhet nga zgjedhjet e mëparshme’’

Ish-amabasadori Arvizu: ‘’Qeveria e Ramës është legjitime, PD nuk ka reflektuar sa duhet nga zgjedhjet e mëparshme’’

Publikuar më: 21:37 06-03-2019

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexander Arvizu ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, dhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve që e çoi vendin në një situatë të paprecedentë.
Në një intervistë për “Top Channel”, Arvizu është shprehur se Qeveria Rama është legjitime dhe rezultatet e zgjedhjeve ishin tepër të qarta, ndërsa ka theksuar se nuk është logjike që të mos legjitimohen zgjedhjet e 2017 në vitin 2019.

'Po të ngrihen pyetje mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 2017, tanimë në 2019, nuk e di po logjika nuk qëndron, nuk bën shumë sens. Dhe kur njerëzit thonë se ishin lekë droge, apo çdo lloj paraje tjetër e pisët që ua bëri të mundur njerëzve të zgjidheshin në 2017. Natyrisht mund të debatojmë mbi korrupsioni apo këtë apo atë gjë, por rezultatet e zgjedhjeve ishin shumë të qarta. Në 2017 gjërat ishin konsistente me ato çfarë kishim parë në vitet e fundit', ka thënë ndër të tjera ish-ambasadori amerikan, në një intervistë për Muhamed Veliun.

Kur është pyetur nëse Berisha është forca shtytëse pas radikalizimit të veprimeve të deritanishme të opozitës, Arvizu ka shtuar 'Unë besoj se në disa raste Z. Berisha fajësohet për gjëra të cilat nuk janë plotësisht përgjegjësi e tij. E kam thënë edhe më parë që unë besoj se ai ka dhënë kontribut të shkëlqyer për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Shqipërisë, por ai ka krijuar edhe shumë probleme. Dhe unë besoj se një prej problemeve të tij kryesore është qasja e tij tërësisht kundërshtuese në politikë. Kështu që, nuk besoj se ai do të ndryshojë, nuk besoj se ka ndryshuar sot, por gjithashtu nuk besoj se është e drejtë që Z. Berisha të fajësohet për gjithçka.'

Sakaq, Alexander Arvizu ka thënë një fakt të panjohur më parë për liderin aktual të opozitës, Lulzim Basha.

'Basha është kreu i partisë dhe ai ka shumë përgjegjësi. Në një moment të caktuar perëndimi kishte besim tek Z. Basha. Mendoj se një pjesë të mirë të këtij besimi e ka humbur. Mbase ai mund ta rifitojë këtë besim, ose mbase ka nevojë për ndryshim në lidershipin e opozitës, këtë nuk e di. Unë besoj se PD nuk ka reflektuar sa duhet për çka ndodhi në vitin 2013 dhe vitin 2017, por ka me të vërtetë njerëz të shkëlqyer që janë të djathtë', ka thënë ndër të tjera ish-ambasadori i SHBA në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0024619102478027