INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish ambasadori gjerman, Borchardt, rikthet sërisht në Shqipëri. Me mision të ri…

Ish ambasadori gjerman, Borchardt, rikthet sërisht në Shqipëri. Me mision të ri…

Publikuar më: 15:22 12-08-2016

Bernd Borchardt rreth 6 vite më parë ka qenë ambasador Gjermanisë në Tiranë. Ai ka mbajtur këtë detyrë nga vitet 2007 në 2010. Po me mbarimin e mandatit të shefit të OSBE, Florian Rauning në vendin tonë pritet që 61 vjeçari Borchardt të rikthehet në vendin tonë për të marrë këtë detyrë. Lajmin e ka konfirmuar vetë OSBE nëpërmjet një njoftimi në Twitter.
 
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë emërimin e Ambasadorin Bernd Borchardt si Shef i Prezencës. Të çojmë përpara bashkëpunimin me Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e tij.

Kreu i ri i Prezencës së OSBE-së, Bochardt pritet të nisë në shtator detyrën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438