Mesa duket dita e sotshme për ish-misin e njohur veçanërisht brenda shtëpisë së Big Brother, Xhensila Pere, nuk paska qenë e destinuar për nisë dhe përfundojë bukur.
Xhensilës i është çarë goma e makinës dhe për këtë i shkruan kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar të rregulloje rrugët.
“Xhaxhi Edi, rregullo rrugët se i lamë lëkët goma”, thotë ajo në këtë video-mesazh ndërsa publikon edhe komentin e një ndjekësi që i shkruan se më shumë “po çon makinën në servis se të dashurën në krevat”.
Megjithatë zor se Rama do e shohë këtë video. Kryeministri ndodhet në Berlin për një takim me kancelaren Merkel dhe më shumë se rrugët e pashtruara, ka hall çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Xhensila Pere për Ramën from Elton Cara on Vimeo.