INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish banori i

Ish banori i "Big Brother Albania" mposht coronavirusin dhe ndërmerr nismën humane! [FOTO]

Publikuar më: 12:28 14-04-2020

Ish-banor i “Big Brother” Petrit Bylykbashi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mire për të gjithë pasi ka rezultuar negativ ndaj COVID-19. Bylykbashi 18 ditë më parë në testin për koronavirus ka rezultuar pozitiv në spitalin e Prishtinës por duket se gjithçka ka kaluar për ish-banorin dhe ai është në gjendje të mire. Bylykbashi ka njoftuar dhe nismën, pasi pas shërimit do dhuroj gjak për të gjithë ata pacientë që janë në gjendje të rëndë nga COVID-19.

STATUSI I PLOTË

U shërova. Sot, 18 ditë pas rezultatit pozitiv të covid-19, 24 ditë pas shfaqjes së simptomave dhe 38 ditë nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova për herë të dytë rresht (në ditë të ndryshme) negativ në testin e covid-19, konsiderohem i shëruar total. Sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, unë do rri edhe për 14 ditë të tjera i vetëizoluar, e pastaj do t’i kthehem ‘normalitetit’ dhe do t’i bashkangjitem grupit të vullnetarëve në Konviktet e Prishtinës.

Unë, me pak vështirësi dhe shumë vullnet për jetë e kalova edhe këtë sfidë, uroj të gjithë që janë të prekur ta kalojnë më lehtë se unë, por shumë më shumë uroj që mos të preket askush tjetër nga kjo. Kur të marrë fund ky vazhdim 14 ditor i vetëizolimit tim, do jem i gatshem të dhuroj plazmën për të ndihmuar ata që janë në gjendje të rëndë. Më e mira e gjithë kësaj është se nga unë nuk është infektuar askush, as edhe një i vetëm. Sipas gjithë gjasave unë bej pjesë në grupin e vogel të njerzve që nuk janë bartës të virusit.

Ata të pandalshmit, mantelbardhët, janë heronjtë e mi, po bëjnë punë maratonike, po rrezikojnë jetët e tyre për të na shpetuar neve, e heq kapelen për ta. Nuk po i ceki me emra asnjë nga ata që më ndihmuan në këto ditë (jo edhe aq të lehta) për mu, e di që më keni ndihmur me zemër dhe jo për të ja postuar emrin në murin tim, pa ju nuk ia kisha dalë dot, do ua di për nder gjithë jetën. Faleminderit të gjithë juve që u interesuat për mua e që nuk më latë të merzitem e me u ndje i vetëm për as edhe një sekond.

PETRI.png

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082