INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-banori i 'Big Brother' e thotë TROÇ: Jetoj me lekët e babit ...

Ish-banori i 'Big Brother' e thotë TROÇ: Jetoj me lekët e babit ...

Publikuar më: 12:30 28-02-2020

Të ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon ishin Lupçe dhe Katerina, një ndër çiftet më të famshëm të “Big Brother Albania”.

Pas daljes nga reality-show, jeta e tyre ka vazhduar normalisht në fshatin Pustec të Korçës.

Dyshja ka treguar pa doreza përditshmërinë, ndërsa Lupçe ka habitur me sinqeritetin kur ka rrëfyer si i siguron paratë.

Ai ka pranuar se në mungesë të punës së përhershme, jeton me lekët e të atit.

“Unë vetëm dal. Unë rroba nuk blej, vetëm ato që më ble Katerina se unë rroba nuk blej. Kam shokë, gjatë gjithë ditës unë dal, vetëm shëtis. Jam gjithmonë në makinë, lart e poshtë.

Unë nuk punoj. Jetoj me lekët e babit. Është shumë keq, por ku të gjej punë? Siç është katandisur Shqipëria tani, nuk ka ku të shkojë më”- u shpreh ai.

Partnerja e tij, Katerina, tregoi se ndërkohë që Lupçe “bridhte” lart e poshtë, ajo kishte një punë stabël.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764