INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-banorja e BB flet për skandalin ‘Dubai Porta Potty’: Nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë thonë

Ish-banorja e BB flet për skandalin ‘Dubai Porta Potty’: Nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë thonë

Publikuar më: 10:39 28-05-2022

Ish-banorja e BB flet për skandalin ‘Dubai Porta Potty’: Nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë thonë 

Skandali “Dubai Porta Potty” është ende temë diskutimi në rrjetet sociale dhe së fundmi ishte temë edhe në programin “Rrugëtim me Anilën”, në News 24. E ftuara ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili, e konsideroi si “diçka të shpifur” këtë skandal. 

“Një gjë shumë e shpifur, nuk do e kisha bërë kurrë. Por nuk paragjykoj njeri çdokush ka të drejtë ta bëjë jetën ashtu siç do, kështu që është zgjedhja e personit që e ka bërë.”, u shpreh Fjorentina.

Ajo bëri një krahasim mes brezave, ku sipas saj brezi i ri nuk është i rritur me edukatën e punës dhe janë të prirur drejt mënyrave më të lehta për të fituar para.

“Dubai është një vend siç është Franca, siç është Italia apo siç është Gjermania, thjesht është ajo ideja “Dubai që ka sheikët”. Dhe njerëzit mendojnë, të paktën ato që dinë, se maksimumi 10 sheikë mund të jenë atje, por ne që s’e dimë mendojmë që ka shumë.

Për shembull një 20-vjeçare do të thoshte që është mënyra më e shpejtë edhe më e thjeshtë për të fituar shumë lekë, “nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë është”- do thotë (qesh). Kjo gjë ndodh tek pjesa e rinisë që është rritur tani, unë jam një pjesë e rinisë së hershme që jam rritur me kulturën e punës.

Në fund të ditës të gjithë i duam lekët edhe tundohen kur i shofin. Por problem është si je rritur, sa të vret ndërgjegja. Unë për veten time nuk e bëj dot këtë gjë, sepse të gjithë do më shofin. Pse duhet të ma bëjë tjetri me gisht?”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0040831565856934