Gjërat nuk shkuan ndoshta ashtu siç donte ajo por pavarësisht kësaj Fjorentina Halili duhet ta ketë shijuar romancën me Olsin dhe emocionet që i ka dhuruar shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Por ashtu siç kemi parë shumë konkurentë që nuk arrijnë ti bëjnë të gjitha gjërat që kanë në plan duket se edhe Fjorentinës diçka i ka mbetur peng.
Nëse do ishte edhe një herë në një shtëpi si ajo e Big Brother, me siguri diçka do ta kishte bërë ndryshe. Ose, të paktën, lojën ka dashur ta bëjë ndryshe.
Sot, ish-banorja e Big Brother ka postuar një foto në profilin e saj në Instagramin, foto kjo që ka ngjallur dyshime.
Formati i Big Brother në Itali, Grande Fratello, ka lajmëruar se ka nisur audicionet dhe pas këtij njoftimi, Fjorentina ka shkruar se edhe ajo do ta provojë për herë të dytë eksperiencën e Big Brother, por këtë herë në Itali.
Ta ketë me të vërtet Fjorentina apo thjesht ka dashur të ngacmojë pak fansat? Mendojeni si të doni por ndoshta nga e-mojit që e ka shoqëruar postimin ndoshta është një shaka e saj.