INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-banorja e “Big Brother Albania” pranon se ka zmadhuar gjoksin nga 0 në 4: Tre meshkujt që dua të puth…

Ish-banorja e “Big Brother Albania” pranon se ka zmadhuar gjoksin nga 0 në 4: Tre meshkujt që dua të puth…

Publikuar më: 13:37 25-06-2020

Ish-banorja e “Big Brother 9”, Gerta Shino, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku pranoi se ka bërë ndërhyrje në gjoks për zmadhimin e tij. Ajo u shpreh se zmadhoi gjoksin nga 0 në 4 dhe fillimisht i dukej e çuditshme.

“Kam pasur gjithmonë qejf të bëja gjoksin. Derisa u bëra ‘burrë’ dhe me gjoksin. Nuk e dija datën kur do bëja operacion gjoksin dhe më morën në telefon, që të nesërmen kisha për të bërë gjoksin. Nuk e dija fare. Thjesht e mblodha mendjen. E kam bërë numri 4. Nga 0 u bë 4. Nuk e dalloj rëndesën në trup. Kur eci ndjej një peshë që nuk e kisha ndier më përpara. Kur pashë veten në pasqyrë mendova, ishte shumë i ngritur dhe mu duk vetja si robotët që dalin e gjuajnë. I thosha njerëzve ua si jam bërë. Por doktoresha më tha që do bien. Por kështu është kur nuk e ke idenë sesi është gjoksi”, tha Gerta.

Ish-banorja e BB u shpreh gjatë bisedës në studio se ka shumë meshkuj të njohur që i dërgojnë mesazhe, por theksoi se janë të sjellshëm dhe nuk të bezdisin.

“Po më kanë ardhur mesazh nga meshkujt të njohur. Janë të sjellshëm çunat shqiptar. Nuk është se bëhen të bezdisshëm. Ka raste që thonë jam këtu a do të vish por ata thjesht nuk marrin përgjigje,”- u shpreh ajo.

Ndërsa zbuloi edhe tre meshkujt që do dëshironte të puthte: “Do të doja të puthja Jason Momoa, Drake dhe një mashkull shqiptar, Florenti. Të parin do puthja Jason. Me Floretin do ndahesha pas kësaj interviste”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035958290100098