Me siguri ju kujtohet banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në “Big Brother 9” e cila la lojën e para nga çiftet e edicionit të 9-të. Prej disa kohësh Gerta Shino është tërhequr nga vëmendja mediatike duke mos dhënë intervista dhe duke mos u shfaqur në emisione, por po shijon në privatësi lidhjen e saj.
Së fundmi ajo është shpërngulur në Norvegji, ku po bashkëjeton me të dashurin e saj. Ish-banorja ka hapur një kanal në Youtube ku publikon shpesh video nga jeta e përditshme me këshilla për ndjekësit dhe këtë herë i është përgjigjur edhe pyetjeve të tyre.
Një fans e ka pyetur për Ledri Vulën dhe ajo u shpreh se reperi nuk i pëlqen aspak si mashkull.
‘Ledri Vula më pëlqen si këngëtar por asnjëherë më shumë se këngëtar, nuk më duket tërheqës. Nuk e di pse shmë vajzave ju duket shumë i mirë”, ishin fjalët e saj.