Ajo ka pozuar në një banjë të mbushur me qumësht për të festuar ditëlindjen e 40-të, por bëri deklaratën e papritur kur tha se gjoksi i solli miliona. Para disa vitesh, ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të zmadhuar gjoksin dhe bëhet fjalë për ish banoren e Big Brother në Britani, Aisleyne Horgan-Wallace e cila tha se këto fotografi janë një mënyrë për të fuqizuar femrat.
“Disa prej imazheve që do bëj do jenë tërësisht nudo, por në mënyrë artistike, jo pornografike. Kur të jem 80 vjeçe dua të shoh fotografitë e mia me krenari. Njerëzit mund të mendojnë se është një mënyrë për të rënë në sy, por unë mendoj se është e bukur”, tha ajo.
Nuk mungoi pyetja rreth pasurisë që zotëron, për të cilën 39-vjeçarja nuk dëshironte të jepte një shifër.
“Nuk dua të tregoj ekzaktësisht sa e pasur jam, sepse sinqerisht nuk e di. Por jam multi-milionere. E kam arritur këtë nëpërmjet marrjes së ryshfetit, punës së palodhshme, biznesit të zgjuar. Dhe sigurisht gjoksit. Ato më ndihmuan shumë”, përfundoi Aisleyne.
Ndër të tjera, ish-konkurrentja e Big Brother adhuron famën e motrave Kardashian dhe dashuron të jetë në nivelin e tyre.