Daniela Metani, e bërë e famshme pas pjesëmarrja në “Big Brother”-in në Itali, ka sulmuar keq Ronaldon pas kalimit tek klubi i Juventusit, duke u shprehur se është turp që ai të marrë kaq shumë para.
“Është e turpshme që një futbollist të fitojë kaq shumë para. Me pagën e Kristiano Ronaldos do të shpëtonim të gjitha kafshët e planetit.
Me 100 milionë euro, madje, mund të shpëtonim të gjithë planetin. Prandaj, unë shpresoj që Ronaldo të dëmtohet që në ndeshjen e parë. Unë nuk e kapërdij dot. Është diçka e turpshme. Madje, do të shpresoja që i gjithë planeti të indinjohej për këto shifra dhe të çohej të akuzonte”. “Unë do doja t’i thosha vetëm diçka…
E kupton ky Ronaldo, që këto 100 apo më shumë milionë euro nuk do ketë kohë t’i prishë kurrë?! Për çfarë i duhen të gjitha këto?!”, ka thënë ajo.