Ata të dy nuk janë më bashkë dhe pas ndarjes u duk sikur secili vazhdoi jetën e tij.
Por si duket ish banorja e Big Brother, Xheni ende ndjen për Bernardin. Kjo është kuptuar pas një postimi të bërë prej saj në Instagram ku ka zgjedhur të tregojë ndjenjat me anë të tekstit të këngës së Alban Skënderajt.
Xheni e ka cilësuar dashurinë si një çmenduri të arsyeshme, dhe nëse flet për të mendja të shkon tek Benardi.
“Dashni
Kjo çmenduni e arsyetume
M’ka bo me lu me zjerm
Ma ka pru shpirtin n’maje hune
M’ka bo me dyshu n’veten
Urrejtja erdh e pa ftume
Jom munu me lartësu me punë veten
N’kët botë t’kufizume..” #kamnevoj #myfavoritesong @albanskenderaj’, përfundon postimi i ish banores.