Ka bërë bujë lajmi se “Big Brother” do të rikthehet pas 4 vitesh. Si kurrë më parë, këtë herë banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Me të marrë këtë lajm, ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino i ka bërë një rreng bashkëshortit të saj, Florentit.
Gerta i ka thënë Florentit se do të hyjë në "Big Brother VIP" dhe ka marrë ftesën për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme, por Florenti e ka pritur me xhelozi.
Ai ka vendosur kusht që të hyjnë si çift në shtëpinë më të famshme në të kundërtën, Gerta nuk hyn e vetme.