Fjorentina Halili ka qenë një nder banoret më të komentuar në “Big Brother Albania 9”, që nga lidhja me Olsin.
Mirëpo, së fundmi ajo i ka surprizuar të gjithë fansat e saj duke deklaruar se ky spektakël i ka shkatërruar jetën.
Përmes 'Ask me' në Instastory, Fjorentina i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetje të ndryshme dhe nuk kanë munguar ato për “Big Brother”.
Një ndjekës e ka pyetur nëse eksperienca në këtë shoë, e ka ndihmuar për të qenë kjo që është sot dhe përgjigja e saj ka qenë shumë e drejtëpërdrejt.
Ndjekësi: “ A mendon që “Big Brother’’ ishte një mundësi që të arrije këtu ku je?”
Fjorentina: “Mendoj se Big-u më ka shkatërruar jetën”.