INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-bashkëpunëtori i Ramës, ‘Zgjedhjet s’do mbahen ose do ketë përplasje të rënda civile’

Ish-bashkëpunëtori i Ramës, ‘Zgjedhjet s’do mbahen ose do ketë përplasje të rënda civile’

Publikuar më: 15:14 05-06-2019

Situata politike në vend vijon të mbetet konfliktuale ndërsa data e zgjedhjeve lokale po afron. Një prej ish-bashkëpunëtorëve të Ramës i është bashkuar qëndrimit të opozitës. Lefter Maliqi, sot deputet i opozitës, ka shkruar se zgjedhjet e qershorit nuk do të mbahen, ose do të ketë përplasje civile. “Zgjedhje në 30 Qershor nuk ka pa opozitën dhe po u bënë s’do certifikohen për shkak të konflikteve dhe përplasjeve civile me pasoja të rënda që mund të ndodhin. Policia s’ka mundësi dhe forca të menaxhoj situatën pasi forcat e policisë në bazë të kodit zgjedhor në çdo qënder votimi në distancë 10 m vendoset një polic”, shkruan Maliqi.

Para se Maliqi të pranonte mandatin e deputetit ka mbajtur postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Por sot duket se ai është reshtuar krah Bashës. “Arroganca, ironia, matja e forcës çon në konflikte civile dhe degradim të situatës në vend. 35 bashki janë pa kandidat rival dhe 26 të tjera me kandidat formal. Çdo presion mbi opozitën duke i kërcenuar me burg ose me mbylljen e vizave për në BE dhe në SHBA acaron më tej situatën, vendi ka nevojë për zgjedhje reale, të lira dhe demokratike, çdo tentativë tjetër për zgjedhje të çon në diktaturë”, vijon shkrimi.

statusi_i_maliqit.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613