Shumë femra e kanë ëndërr të jenë në krahët e Ronaldos apo qoftë të bëjnë edhe një foto me të. Por një nga femrat më të komentuara në showbiz-in shqiptar, Erjona Sulejmani ka refuzuar të jetë me futbollistin portugez .”.
Fansat e kanë pyetur atë në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, futbollistin e njohur Blerim Dzemaili. Erjona e ka mohuar se është e dashuruar me të, teksa ka vendosur një emoji që shpreh habi se si ende e pyesin për Blerimin.
Ndërsa dikush tjetër e pyet nëse do të kalonte një natë me futbollistin Cristiano Ronaldo dhe përgjigja e modeles është: “Jo! Faleminderit!”.