INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish boksieri rumun masakron shqiptarin në burgun e Parmës

Ish boksieri rumun masakron shqiptarin në burgun e Parmës

Publikuar më: 10:34 09-04-2016

Shqiptari Dritan Demiraj është sulmuar në burg nga një ish boksier që e ka bërë për spital dhe ndodhet në gjendje kome në spitalin e Parmës. Demiraj i cili  ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Parmës,ndodhet në frymën e fundit të jetës. Bukëpjekësi shqiptar i cili punonte në mencën e burgut është sulmuar nga një tjetër i dënuar  një ish-boksier rumun, për motive ende të pamësuara. 29 vjeçari shqiptar është dënuar për vrasjen e Lidia Nusdordfi dhe Silvio Mannina dhe dyshohet se kjo mund të jetë një hakmarrje pasi ish e fejuara e Demirajt, Lidia Nusdorfi ishte rumune. Jetën e Demirajt e kanë shpëtuar policët e burgut të cilët kanë ndaluar ish-boksierin.  29-vjeçari shqiptar i cili është dërguar me urgjencë në spitalin civil të Parmës ku ndodhet në gjendje kome në reanimacion.

Article Logic
Execution time: 0.0050020217895508