INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Persekutimi: Ja sesi Kanye West arriti të ndante Kim nga ish-burri

Persekutimi: Ja sesi Kanye West arriti të ndante Kim nga ish-burri

Publikuar më: 10:34 19-04-2016

E dinit ju që Kanye West deri në vitin 2011-të nuk përdorte një telefon celular?!

Po po ashtu siç e lexuat, ka qenë vetë reperi amerikan ai i cili gjatë episodit të fundit të programit "Kocktails With Chloe" ka rrëfyer se arsyeja që e shtyu atë të blinte një telefon ishte lajmi i martesës së Kim Kardashian me yllin e NBA, Kris Humphries. "U detyrova të blija një telefon vetëm që të komunikoja me Kim" ka thënë West teksa ka treguar përpjekjet e tij qesharake për t'i ndryshuar mendjen bukuroshes rreth martesës. "Fillova t'i dërgoja foto të disa ish basketbollistëve, të cilët dikur ishin cool por me vonë jo dhe aq. E gjitha për t'i treguar se ashtu do të ishte edhe e ardhmja e saj" ka zbuluar më tej Kanye West. Gjithsesi Kim përfundoi duke u martuar me Kris, ndonëse vetëm për 72 ditë!

Article Logic
Execution time: 0.0031709671020508