Edhe pse i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shumë vjeçare, Bojken Lako dhe Semi Jaupaj janë parë sërish nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ka qenë një mikeshë e tyre, e cila ka postuar një InstaStory ku shfaqet Bojkeni në një studio muzikore bashkë me Semin.
Mesa duket dyshja po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për një projekt muzikor, ama nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë rikthyer bashkë.
Vlen të rikujtojmë se ishte Semi ajo që pranoi ndarjen me Bojkenin tek “Kënga Magjike”, ku u prezantua me këngën “Jetike”. Në intervistën e zhvilluar me Ardit Gjebrean, ajo u pyet “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e Semit ishte: “Bojken do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”
Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç.