INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish deputeti i PD-së provokon dhe ofendon, polici ruan etikën deri në fund [VIDEO]

Ish deputeti i PD-së provokon dhe ofendon, polici ruan etikën deri në fund [VIDEO]

Publikuar më: 20:45 30-03-2017

Një bashkëbisedim i acaruar ka qenë ai mes një polici rrugor dhe  ish deputetit të PD-së Myslim Murrizi. Ky i fundit i ka dhënë tona të larta fyese bisedës. Ish-deputeti demokrat i Lushnjes, dëgjohet në video teksa i drejtohet policit me fjalët: Bastard, halabak, plehra, fundërrinë, trafikant droge.

 Por polici nuk ka “rënë pre” e tyre dhe ka ruajtur qetësinë dhe etikën deri në fund duke vazhduar me detyrën e tij dhe duke i vënë gjobë për mosvënien e rripit të sigurimit.

Megjithatë ish deputeti vazhdon reagimin edhe me anë të një statusi në Facebook ku vazhdon të quajë gabim policin në fjalë dhe veprimin e tij si një  “hakmarrje e policisë ndaj tij””. .

Statusi i Murrizit në Facebook

“Shihni surratin e vertete te funderrinave te HASHASHIT. Pas denoncimeve te njepasnjeshme per grupin e SHARABAJKAVE te policise dhe pas denoncimit te mbrembeshem te nje krye LAVIREJE te kesaj tufe SHARABAJKASH qe mbushte hundet me droge ne zyre te shtetit, komandatet e droges dhe te lavireve kane filluar hakmarrjen.

Ky polic qe pranon se eshte bastard bile e quan si grade, me ndalon ne mes te trafikut tek *** me urdher te komandatit te trafikut Taulant Gjokes. Ne momentin e ndalimit tek *** ky polic nuk me komunikon asjne shkelje por vetem urdherin politik te komandatit te trafikut te rilindjes.

Pastaj gjate rruges mer urdhera te tjera dhe me kerkon dokumenta shtese sepse komandanti i trafikut e lajmeron qe une jame ” armiku” se jam i PD dhe jo i hashashit.

Aq shume te interesuar jane sa ka ardhur ne kembe pas meje rreth 500 m deri tek hyrja e kuvendit.

Te ka pare shefi i trafikut thote qe je pa rrip. Po pse nuk me ndaloi ai i them qe me paska pare?? Ku me ka pare qe jam pa rrip ne kafe?? I kujt trafiku se ju mereni me droge i them dh ai qe pohon me heshtje. Trafikanti Taulant Gjoka urdheron me radio nje polic vemje te pa fytyre pa karakter nje mjeran sherbetore ne ekstrem te rilindjes Agron Vogo qe te me ndaloj pa asnje shkak.

I zene ngushte se nuk di çte bej rri si nje cope pleher dhe fillon te kerkoj dokumen pas dokumenti deri tek libreza e dritave. Nje debil qe edhe pse ka ne dore lejen e qarkullimit dhe patenten nuk di te lexoj dhe te shkruaj as emrin ne proçesverbal. Shiheni si rri si i menderosur sepse e di mire qe urdheri qe ka mare eshte arbitrare.


17539593_1852293735021665_1750870540932874240_n by e-d21
Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059