INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish deputetja e PD-: Jam e tronditur nga sulmi ndaj ambasadorit Lu, po bini në grackë

Ish deputetja e PD-: Jam e tronditur nga sulmi ndaj ambasadorit Lu, po bini në grackë

Publikuar më: 13:31 16-04-2018

Ditët e fundit Donald Lu ka qenë në qendër të sulmeve të deputetëve të partisë Demokratike.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe ish deputetja e PD-së Albina Deda e cila e ka quajtur tronditëse.

“E quaj jo vetëm mediokritet por dhe grackë që demokratet,njerëzit që për 50 vite u ndëshkuan pikërisht nga dashuria e lidhjet me SHBA-në të bien në të tilla prita. Nëse ndonjë Llallë a përralle për të kamufluar veprimet e veta abuzive e korruptive synon të inskenojë e shpikë histori e trillime me Ambasadorin e shtetit i cili është engjëlli mbrojtës i kombit tim unë me sinqeritet rezervoj për të vetëm një fjalë:përbuzje”, shkruan Deda.

REAGIMI I PLOTË

Sulmi ndaj Ambasadorit

te USA-Gracka qe po i serviret Opozites!

(Pershtypje)

Jam e tronditur nga nje sulm i sinkronizuar e i dirigjuar nga nje dore e zeze qe i behet ambasadorit amerikan ne Tirane.

Ky sulm nese do te vinte nga te majtet ne pushtet nuk do çuditesha.

Se jane pinjollet biologjike e ideologjike te ish byroisteve komuniste antiamerikane ata qe i prijne sot PS-se dhe shtetit.

Mirkuptoj edhe ndonje reagim militantesh qe padjallezisht leshojne klithma virtuale por nuk mund te mirkuptoj dhe as pranoj kurre qendrime a deklarime personalitetesh politike te PD-se te bien ne gracken e panevojshme te sulmeve kunder Ambasadorit te Amerikes jo vetem te fuqise me te madhe e me demokratike te globit por dhe mikut me te madh te kombit tone se paku prej kohes se Presidentit ëillson.

Jane mijera shembuj por ndalem ne 3 prej tyre.

Kam pasasysh kontributin e Amb.amerikan Hug Grang e Bernshtajn ne perparimin e Shqiperise ne vitet'30.

Permallohem nga ajo qe ka bere USA ne rastin Kosoves.

Dhe si demokrate kujtoj me nostalgji momentet e paperseritshme te ndihmes direkte te Ambasadorit Rajerson per proceset demokratike ne vitet'90.

Personalisht jo vetem parimisht jam e bindur se SHBA-ve ne vendin tone jo vetem nuk ju intereson individi politik qe drejton ne politiken shqiptare dhe as kahet e tyre por nuk ndodh kurre qe te behen pale.

Eshte nje princip dominant ne rolin e veprimtarine diplomatike:

Interesat e SHBA-ve dhe progresit te proçeseve demokratike.

Keshtu qe e quaj jo vetem mediokritet por dhe gracke qe demokratet,njerezit qe per 50 vite u ndeshkuan pikerisht nga dashuria e lidhjet me SHBA-ne te bien ne te tilla prita.

Nese ndonje LLalle a perralle per te kamufluar veprimet e veta abuzive e korruptive synon te inskenoje e shpike histori e trillime me Ambasadorin e shtetit i cili eshte engjelli mbrojtes i kombit tim une me sinqeritet rezervoj per te vetem nje fjale:perbuzje. AD

Article Logic
Execution time: 0.0032970905303955