INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Shehaj përfundon në Prokurori

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Shehaj përfundon në Prokurori

Publikuar më: 14:03 02-12-2016

Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Shkodrës. Mësohet se ajo është thirrur nga njësia Task-Forcë ndërsa ka qëndruar në prokurori rreth 60 minuta. Mësohet se ajo ka dëshmuar lidhur me një padi të bërë ndaj saj, nga një ish-drejtor në Tatime. Ky i fundit e ka akuzuar ish-drejtoreshën Shehaj për presion. Mediat kanë pritur daljen e saj nga institucioni e megjithatë ajo ka refuzuar të japë deklarata. Shehaj është mjaftuar vetëm me urimin “Gëzuar festat!”

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834