Dikur Majk dhe ish e dashura e tij Majlinda kishin një histori të bukur dashurie, aq të bukur sa nga kjo dashuri lindi edhe një djalë bukurosh i cili quhet Roan.
Roan jeton vetëm me nënën e tij, e cila i publikon shpesh vogëlushit foto e video të ndryshme në profilin e saj në Instagram. Mirëpo së fundmi Majlinda ka vendosur që Roan të ketë llogarinë e tij personale, të cilën e mendaxhon ajo.
Por ajo që i ka habitur të gjithë është veprimi i reperit Majk ndaj të birit. Siç e shohim, megjithëse djali i tij ka një llogari në Instagram, Majk ka vendosur të mos e ndjekë vogëlushin.