Emri i saj u bë kryefjalë në media kur ajo u bë e njohur si e dashura e këngëtares problematike Miley Cyrus në vitin 2014, por tashmë duket se Stella Maxwell ka mësuar të ecë me këmbët e veta.
Dhe jo vetëm kaq, ajo gjithashtu ka marrë disa nga “veset” që e kthyen Mileyn nga personazh shumë të dashur për gjithë familjen në artisten kontroversiale që është sot. Modelja bukuroshe e Victoria’s Secret tronditi të gjithë fansat e saj kur postoi një foto tërësisht nudo duke qëndruar në mënyrë provokuese përpara flamurit amerikan. Ashtu si këngëtarja e muzikës pop, edhe Stella duket se la pak vend për imagjinatë duke i treguar gati të gjitha hiret, që duhet thënë se nuk kanë të sharë. Duket një foto e zakonshme nudo, por le të themi që në anën tjetër të botës i marrin pak seriozisht fotot me flamurin e tyre.