Dikur Shpati cilësohej si një Don Zhuan ndërsa sot ish e dashura e quan atë “gay”.
Edhe pse lidhja e këngëtarit me Qendresa Dulajn ka marrë fund, duket se ai nuk mund të qëndrojë larg dashurisë së vjetër.
Këngëtari i ka shkruar asaj duke i kërkuar të dalin sërish bashkë, por Qendresa ka qenë e vendosur në këtë ndarje dhe i thotë se nuk i intereson më . Ajo madje e quajti Shpatin “gënjeshtar” dhe “gay”.
Por cili ishte reagimi i Shpatit, pas ofendimit nga ish e dashura? Ai ka zgjedhur të qëndrojë tërësisht indiferent ndaj saj dhe ka postuar një video teksa këndon në makinën e tij, ku dallohet se ai ofendim nuk ia ka prishur aspak humorin.