Anaid Kaloti, fituesi i Big Brother 6 ka qenë një ndër personazhet me të cilin publiku shqiptar është afeksionuar shumë gjate reality shoë-t por edhe në përfundim të tij. Ai është përfolur shpesh në media për lidhjet e tij të dashurisë, mirëpo ndryshe nga ne të tjerët ai tregoi se ish-të dashurat e tij i ka shoqe.
Gjithashtu ai ka treguar se është një ndjekës i rregullt i të gjithë edicioneve të ‘Big Brother’ dhe ka pasur dhe disa banorë të preferuar. “Çdo edicion të Big Brother e kam ndjekur dhe sigurisht që kam pasur edhe preferencat e mia. Edicionin e kaluar kam krijuar simpati për Olsin.”