Ish-fituesi Topit të Artë, Jean-Pierre Papin duket se nuk po e pëlqen aspak, lojën që po bëjnë të "magjishmit" e PSG, Neymar, Mbappe e Cavani.
Papin madje ka hedhur kritika në drejtim të treshes sulmuese të Paris Saint-Germain duke thënë se ata janë egoistë dhe jo heronjë.
“Te PSG, ata nuk janë heronj, ata janë egoistë. Në ndonjë moment, pavarësisht nga statusi juaj, duhet t’i shërbeni ekipit”, ka thënë fillimisht Papin për Le Parisien.
“Ka një ndryshim midis yjeve që shohim jashtë dhe atyre që kemi në Francë. Në Francë, ne kemi përshtypjen se ata janë të pamundur për të menaxhuar”.
“Pse Liverpooli mund t’i kontrollojë lojtarët e tyre dhe ne këtu jo? Kur Neymari luante me Barcelonën, ai mbronte herë pas here…”.
“Kualiteti nuk ju mungon. Ai është në ADN-në e tyre. Por, qëllimi i PSG-së është ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe lojtarët duhet të luajnë për këtë”, përfundoi ish-fituesi i Topit të Artë.