INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-gardisti i 21 janarit Agron Malaj i përgjigjet Bashës: Më sulmon se nuk zbatova urdhrin për të...

Ish-gardisti i 21 janarit Agron Malaj i përgjigjet Bashës: Më sulmon se nuk zbatova urdhrin për të...

Publikuar më: 17:03 26-05-2019

Kandidati i PS, ish-gardisti Agron Malaj, pjesë e grupit të zjarrit në 21 janar, ka reaguar për herë të parë pas akuzave që janë hedhur ndaj tij nga opozita dhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Malaj është i kandididuar nga kryeministri Rama për bashkinë e Matit.

Ndërkohë kryeopozitari gjatë një takimi me banorët e Matit, tha se Malaj duhet të ishte mbrapa hekurave pasi është përfshirë në dosjen ‘184’,  për manipulim të votave në Bashkinë e Dibrës. Malaj është akuzuar gjithashtu edhe për ngjarjen e 21-janarit pasi ai ishte komando e një grupi të Gardës.

Sipas Malajt, akuzat e Bashës vijnë pasi ish-gardisti në 21 Janar, ka refuzuar urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit, prandaj edhe sulmohet sot.

Pjesë nga deklarata e Agron Malajt:

''Prej kohësh unë, familja ime e Partia Socialiste jemi kryefjalë e sulmeve, shpifjeve e sajesave Tuaja.

Kam vendosur të të përgjigjem publikisht sepse këtë ma kërkojnë edhe matjanët e mi.

Më 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhrat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhrat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon.

Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale.''

 

Article Logic
Execution time: 0.0045881271362305