Në “Prime Përputhen” ish i dashuri i Alvisës, Hyseni është bërë pjesë e Përputhen.
Kjo krijoi shumë debate mes konkurrentëve dhe Alvisës me Hysenin dhe opinionistin Arjan Konomi. Në puntatën e ditës së sotme u diskutua sërish kjo pjesë dhe Alvisa tregoi se i kishte përjetuar jo mirë të gjithë ato që kishin ndodhur ditët e fundit.
Ajo u shpreh se nuk e di se si do jetë rrugëtimi i saj në Përputhen dhe se nëse vazhdon kështu do të jetë shumë afatshkurtër.
“Jam shumë në siklet. Nuk e di nëse do të arrij ta përballoj dhe nuk e di sa i gjatë do të jetë rrugëtimi im këtu, po besoj se është shumë afatshkurtër”, është shprehur Alvisa.