Faton Shoshi ish-i dashuri dhe njëkohësisht ish-menaxheri i Era Istrefit padyshim që mund të konsiderohet si një nga elementet kyç të suksesit artistik të saj.
Ndarja e tyre u shoqërua me shumë bujë në rrjetet sociale, kur vetë Fatoni deklaroi se nuk ishte më menaxheri i Erës. Mendohet se ishte pikërisht kënga “Redrum” e cila bëri që marrëdhënia mes dyshes të fillonte të ftohej dhe të arrinte deri ne fazën e ndarjes përfundimtare.
Me anë të një fotoje të postuar së fundmi në profilin e tij në Instagram, duket se Fatoni po e shikoj fillimin e 2018-tës sërish nën shoqërinë e sex-bombës Vildane Zeneli dhe Anxhelina Hadergjonaj.
Ashtu siç ka thënë edhe Vildane Zeneli ajo ka një shoqëri 20-vjeçare me Fatonin.
“Me kto 2 gangsteret”, ka shkruar Faton Shoshi në foton e postuar, ku duket se nuk është lënduar shumë nga ndarja me Era Istrefin.