Ditë të trazuara për Madonn-ën.
Në jetën e këngëtares është rishfaqur ish i dashuri, Dan Gilroy i cili ka realizuar disa video të 58 vjeçares para se ajo të bëhej e famshme. Burime pranë tij bëjnë të ditur se Gilroy do të realizojë një dokumentar intim të saj me këto video personale. Ai ia ka dorëzuar letrat personale dhe regjistrimet regjisorit Guy Guido i cili do të ketë nën kujdesje dokumentarin e titulluar “Emmy and The Breakfast CLub”.
Ai do të jetë i fokusuar në jetën e artistes përgjatë viteve 1979 deri në 1982, kohë kjo kur këngëtarja jetonte në një ndërtesë të braktisur në Corona sëbashku me Dan dhe vëllain e tij.
Madonna dhe Dan kanë qenë të lidhur për rreth 18 muaj. Deri tani regjisori është shprehur se ky dokumentar do të zbulojë gjithçka duke nisur që nga letrat e dashurisë ku këngëtarja shprehej se do të jepte jetën për Dan si edhe poezi që shprehnin ndjenjat për të dhe problemet e marrëdhënies së tyre. Por nuk mungon edhe videoja me momente intime mes tyre.