INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish i dashuri i Taylor Swift, tashmë fytyra e re e Gucci-t [FOTO]

Ish i dashuri i Taylor Swift, tashmë fytyra e re e Gucci-t [FOTO]

Publikuar më: 13:36 27-09-2016

Çdo e keqe e ka një të mirë, dhe rasti në fjalë është shembulli perfekt.

Faza e post-ndarjes nuk po rezulton edhe aq e vështirë për Tom Hiddleston. Madje duhet thënë se lidhja e tij me Taylor Swift ndoshta i dha një shtysë të mirë për të qenë më në qendër të vëmendjes së shumë kompanive të mëdha. Së fundmi ka qenë shtëpia e famshme italiane e modës Gucci që e ka përzgjedhur aktorin për të qenë imazhi i fushatës së 2017-tës, e quajtur “Cruise”. Veshur me kostume klasike dhe shoqëruar nga 2 qen aristokrat afgan, Tom duket sikur ka dalë nga librat e historisë. Kujtojmë se 35-vjeçari është njëkohësisht edhe pretendenti kryesor për të luajtur serinë e re të Agjentit 007!

Article Logic
Execution time: 0.0032341480255127